Insajderi
Lajme

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

Insajderi
19 April 2026 - 16:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, teksa ka njoftuar se ka shkuar në Hallaq të Vogël të Lipjanit në nderim të përvjetorit të masakrës bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka gjetur kohë ta sulmojë edhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Rrustemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thumbuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi, duke thënë se para 13 vitesh e kishte të pamundur pjesëmarrjen në këtë masakër, sepse, sipas tij, po nënshkruante marrëveshjen për “Zajednicën”, shkruan Insajderi.

“Sot bashkë me Kryeministrin Albin Kurti kujtuam masakren në Hallaq të Vogël të Lipjanit. Sot 13 vite më parë, ish kryeministri i asaj kohe nuk ka pasur mundësi me ardhë për homazhe se ka qenë duke e nënshkruar marrëveshjen për Zajednicën, e njohur si marrëveshja Thaqi-Daçiq”, thuhet në postimin e Rrustemit.

Masakra e Hallaqit të Vogël në komunën e Lipjanit, e ndodhur më 15 prill 1999, përbën një nga krimet e rënda kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë një operacioni të forcave serbe, banorët e fshatit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa një grup burrash dhe djemsh u ndanë nga familjet dhe u ekzekutuan. Nga kjo ngjarje u vranë rreth 20 civilë shqiptarë, kryesisht të paarmatosur, ndërsa shtëpitë u dogjën dhe fshati u shkatërrua.

Masakra ndodhi në kuadër të fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe mbetet pjesë e dokumentuar e krimeve të luftës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark