Erling Halaand ka kryer detyrën e tij, duke shënuar gol për t’ia rikthyer Manchester Cityt epërsinë përballë Arsenalit, në një ndeshje shumë të vlefshme për titullin e Premier Ligës.
Halaand shënoi në minutën e 66′, pasi u gjend mjaft mirë në 16-metërsh pas një krosimi të Jeremy Doku, shkruan Insajderi.
Golat paraprakë u shënuan nga Kai Havertz dhe Rayan Cherki.
Ky rezultat mund t’i ndihmojë Manchester Cityn në garën për titull, teksa kanë ngelur edhe pesë ndeshje. City ka një lojë më pak se Arsenali. /Insajderi.org/
🚨🏴 ERLING HAALAND GIVES MANCHESTER CITY THE LEAD!
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 19, 2026
Manchester City 2-1 Arsenal.pic.twitter.com/VxQAYjLuzt