Insajderi
Lajme

Nesër pritet të takohen Kurti e Abdixhiku për çështjen e presidentit

Insajderi
19 April 2026 - 19:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër pritet të takohen Kurti e Abdixhiku për çështjen e presidentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nesër pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi priet të zhvillohet të hënën në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit.

Ky takim vije pas dy javësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.

Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark