Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Insajderi
20 April 2026 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dita e sotme do të nisë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të dendësohen.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK thotë se parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark