Insajderi
Lajme

Kurti: Nuk mund të ketë rrogë të vogël e fitim të madh

Insajderi
20 April 2026 - 09:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Nuk mund të ketë rrogë të vogël e fitim të madh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vijojnë sa më shpejt me miratimin e projektligjeve të reja.

Pos tjerash, ai falënderoi deputetët që votuan pro Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, megjithatë, sipas tij, miratimi i shqyrtimit të parë të këtij projektligji ka shqetësuar shumë kë.

“Byroja do të bëhet sepse me të përfundimisht merr fund ajo parulla që kurrë nuk do të duhet të përsëritej në të ardhmen, rroga e vogël, fitimi i madh. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private as legjitime sepse ajo kurrë nuk është fituar”, u shpreh Kurti në mbledhjen e qeverisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark