Insajderi
Lajme

Avokati i të akuzuarit për sulmin në Banjskë indinjohet me kërkesën për burgim të përjetshëm: S’lejohet që gjykatës t’i përmendet konstant ky vendim

Insajderi
20 April 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati i të akuzuarit për sulmin në Banjskë indinjohet me kërkesën për burgim të përjetshëm: S’lejohet që gjykatës t’i përmendet konstant ky vendim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lubomir Pantoviq, avokati i Blagoje Spasojeviq, të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare, para shpalljes së aktgjykimi.

Pantoviq ka pretenduar se Prokuroria ka përmendur shpesh kërkesën për burgim të përjetshëm ndaj klientit të tij.

“Asnjë i pandehur nuk guxon të konsiderohet fajtor derisa të jepet me vendim të prerë faji i tij dhe kjo është edhe me konventë, është e shkruar në Kushtetutën e Kosovës edhe është e paraparë në Kodin e Procedurës Penale. Kemi dëgjuar fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe përfaqësuesve të të dëmtuarve, të mërkurën e kaluar njeri nga mbrojtësit në gjashtë minuta e përmendi dënimin me burg të përjetshëm. Sipas Kodit të Procedurës Penale lejohet që në fjalën përfundimtare t’i kerkohen gjykatës dënime të përjetshme, por jo konstant gjykatës t’i kërkohet ky vendim”, ka deklaruar ndër të tjera avokati i Spasojeviq.

Më tej, ai është shprehur i habitur se si klienti i tij del menjëherë pas kryeterroristit Milan Radoiçiq, ku sipas avokatit, përmendet vetëm tri herë në aktakuzën 121 faqe të Prokurorisë Speciale.

“Kjo aktakuzë krijon përshtypjen se me të gjithçka është në rregull por kjo nuk është kështu. Unë që në fillim do të paraqës vetëm dy shembuj të thjeshtë nga të cilat mund të shihet se kjo aktakuzë nuk ka sistem nuk ka koncept që nga ana formale është e përpiluar gabimisht. Shembulli i parë 20 faqe deri në 34 të aktakuzës , në mënyrë të panevojshme jepet aktivitet i prokurorisë gjatë hetimit, urdhërat për ekspertiza, kërkesat për ndalim, vendimi për fillimin e hetimeve, këto s’kanë vend në aktakuzë, por duhet prova që vërtetojnë faktet kryesore gjegjësisht përfundimtare. I mbrojturi im akuzohet për veprat më të rënda të mundshme, ai është i dyti menjëherë pas Milan Rajdojçiq, nuk e kuptoj si e ka përcaktuar prokuroria këtë rënditje. Aktakuza i ka 121 faqe dhe vetëm tri herë është i përmendur në mënyrë sipërfaqësore, shumë më shumë përmenden të pandehurit e tjerë”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark