Insajderi
Lajme

Azemi për Kurtin: Ai që i dëshiron të gjitha për vete rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin

Insajderi
20 April 2026 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Azemi për Kurtin: Ai që i dëshiron të gjitha për vete rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, kjo po ndodhë për shkak se kryeministri Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete.

Azemi theksoi se ai që i dëshiron të gjitha për vete në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.

Postimi i plotë në Facebook:

Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, sepse Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete!  Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit. Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre.

Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.

Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike. /Insajderi .org


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark