Insajderi
Sport

Fernandes e ka edhe një vit kontratë me Man Utd, zbulohet e ardhmja e tij

Insajderi
20 April 2026 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fernandes e ka edhe një vit kontratë me Man Utd, zbulohet e ardhmja e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ardhmja e Bruno Fernandes vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me mesfushorin portugez që e ka edhe një vit kontratë me Manchester Unitedin dhe shumë zëra për të ardhmen e tij.

Megjithatë, nga brenda skuadrës vjen një sinjal i qartë.

Portieri i ri i United, Senne Lammens, ka folur për kapitenin dhe e ka dhënë një ide më konkrete mbi planet e tij.

“Ai është shumë kërkues me veten… dëshiron ta fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.”

Sipas Lammens, kjo ambicie tregon qartë se Fernandes është i fokusuar te suksesi me Man Utd dhe jo te një largim i afërt.

Ndërkohë, raportimet nga Anglia theksojnë se portugezi mbetet një lider i padiskutueshëm në skuadër dhe një nga figurat kyçe për projektin e klubit.

Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, por ekziston edhe një opsion për vazhdimin e saj, ndërsa gjithçka mund të varet nga objektivat e skuadrës, sidomos kualifikimi në Champions League.

Për momentin, sinjalet janë pozitive: Fernandes duket i përqendruar te Manchester United dhe i vendosur për ta rikthyer klubin në majat e futbollit evropian. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark