Insajderi
Lajme

Haziri zbulon prapaskenat e ofertës së Kurtit për LDK-në: Është joserioze, u ndjemë të mashtruar

Insajderi
20 April 2026 - 21:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haziri zbulon prapaskenat e ofertës së Kurtit për LDK-në: Është joserioze, u ndjemë të mashtruar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në emisionin “Pressing” në T7, ku është pyetur rreth rëndësisë së postit të presidentit, në kontekst të ofertës së sotme të Albin Kurtit për LDK-në, që përfshin katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Haziri tha se kryeministri Kurti më herët kishte deklaruar se nuk do të fliste për formim të qeverisë dhe kishte përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes.

“Sepse para disa javësh z. Kurti ka thënë nuk flas për qeveri. E ka përjashtu bashkëqeverisjen, është përjashtu nga ai personalisht… Kur e ka formu qeverinë ka mujtë me thirrë LDK-në e me thanë hajde po bëjmë marrëveshje për qeverisje e në kontribut për presidentin,” tha Haziri.

Ai theksoi se oferta e Kurtit për bashkëqeverisje me LDK-në është e papranueshme, duke shtuar se në takimet e zhvilluara nuk është diskutuar fare për hyrje në qeveri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark