Insajderi
Lajme

MINT cakton tavanin – kaq kushtojnë nafta dhe benzina sot

Insajderi
21 April 2026 - 09:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
MINT cakton tavanin – kaq kushtojnë nafta dhe benzina sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet maksimale të lejuara janë:

Nafta (dizel): 1.68 euro për litër;

Benzina: 1.41 euro për litër;

Gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjithë operatorët ekonomikë në vend.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve nga pikat e karburantit, mund të adresojnë ankesat e tyre në email adresën [email protected] ose në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11000./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark