Insajderi
Showbiz

Miri flet për herë të parë pas daljes nga BBVIP5

Insajderi
21 April 2026 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Miri flet për herë të parë pas daljes nga BBVIP5
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit më të ndjekur në vend, duke ndarë emocionet dhe përjetimet e tij pas 120 ditëve izolim në shtëpi.

Në një intervistë, pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, ai foli për eksperiencën që e cilësoi si të jashtëzakonshme, sfidat gjatë rrugëtimit dhe përballjen me komentet e shumta në rrjetet sociale, si pozitive ashtu edhe negative.

“Big Brotheri ishte shume i bukur, shumë i mirë, unë jam kënaqur shumë me thënë të drejtën, po shikoj çfarë është bërë jashtë, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ai muaji i parë ishte fantastik, pastaj kishte një tronditje të fortë, ndërsa fundi ishte shumë i qetë dhe unë mendova se nëse duhet fituar ky Big, duhet shijuar dhe duhet të jemi më të qetë, duhet të tregojmë qytetari, mirësi, duhet të tregoj zemrën e madhe, ashtu siç jam unë në të vërtetë. Ishte më mirë të rrija brenda dhe mos të dilja, ishte një fluks shumë i madh komentesh, duhet ti përballoja të gjitha në të njëjtin moment, të paktën kur ishim brenda mund ta bënim me ndarje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark