Insajderi
Lajme

Artan Behrami publikon një foto të Hashim Thaçit: Po vjen…

Insajderi
21 April 2026 - 20:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Artan Behrami publikon një foto të Hashim Thaçit: Po vjen…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të këtij të fundit.

Behrami është shprehur shkurtimisht në ‘Facebook’: “Po vjen…”.

Reagimi i tij vjen pas seancës së sotme, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci u shpreh se uron që Thaçin “ta përcjellë i njëjti fat” sikurse ai i Naim Murselit, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, shkruan Insajderi.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat“, deklaroi ai.

Afati për njoftimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është 19 maj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark