Insajderi
Lajme

Durmishi: Ndjehem i turpëruar nga deklarata e deputetit Fatos Geci

Insajderi
21 April 2026 - 20:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Durmishi: Ndjehem i turpëruar nga deklarata e deputetit Fatos Geci
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hysen Durmishi, ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, është distancuar nga deklarata e deputetit të grupit parlamentar të kësaj partie, Fatos Gecit.

Durmishi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ndjehet i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci, shkruan Insajderi.

“Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci! Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare! UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë“, ka shkruar Durmishi.

Reagimi i tij vjen pas seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci u shpreh se uron që ish-presidentin, Hashim Thaçi, “ta përcjellë i njëjti fat” sikurse ai i Naim Murselit, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat“, deklaroi ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark