Insajderi
Lajme

Haradinaj për Kurtin: Këtij edhe 100% të votave jepja, prapë s’ka ndryshim

Insajderi
21 April 2026 - 21:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj për Kurtin: Këtij edhe 100% të votave jepja, prapë s’ka ndryshim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për temat aktuale politike dhe zhvillimet e tjera.

Ai pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj deklaroi se edhe 100% e votave po t’ia japësh Kurtit prapë s’do të ketë ndonjë ndryshim në vendin tonë.

“Po e bëjmë mbret, po e bëjmë diktator, po e bëjmë çka të duash, kjo qasje nuk të ecë përpara e as kah zhvillimi i proceseve”, deklaroi Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Kreu i AAK-së pati një apel për qytetarët.

“Nuk ja kanë më borxh. Ja kanë dhënë disa herë shumicën këtij njeriu, nuk po na çon përpara”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark