Insajderi
Botë

Trump zgjat armëpushimin me Iranin

Insajderi
21 April 2026 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump zgjat armëpushimin me Iranin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka zgjatur armëpushimin me Iranin.

Në një postim në Truth Social, ai thotë se armëpushimi do të zgjatet “deri në kohën kur të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”.

“Bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është përçarë seriozisht, jo në mënyrë të papritur, dhe me kërkesë të Feldmarshal Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të shtyjmë Sulmin tonë ndaj Shtetit të Iranit deri në kohën kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar”, shkroi ai.

“Prandaj, unë i kam udhëzuar ushtrisë sonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe për këtë arsye do ta zgjas armëpushimin deri në kohën kur të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”, deklaroi më tej Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark