Insajderi
Lajme

Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë përmend lidhje me VV’në dhe vëllain e Kurtit

Insajderi
21 April 2026 - 22:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë përmend lidhje me VV’në dhe vëllain e Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngritur akuza dhe dyshime lidhur me zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj ka deklaruar se krijimi i disa kompanive në këtë sektor nuk është rastësi, duke pretenduar se ato kanë lidhje me Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, në këto procese është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka përmendur në kontekst të vlerësimeve të kontratave në energji.

“A është krejt rastësi kjo, që po krijohen këto kompani, të gjitha po e kanë njëfarë lidhje me Vetëvendosjen. Deri edhe vëllai i kryeministrit ka hyrë aty ku bëhen këto vlerësime të kontratave në energji. Ka hyrë në punë aty ku bëhen ato kalkulimet e blerjeve”, është shprehur Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark