Insajderi
Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi i vetëm që mori

Insajderi
21 April 2026 - 22:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi i vetëm që mori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria ka mbajtur mbrëmjen e së martës mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit ratifikimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Sipas një njoftimit të propozuarit janë: Driton Vela në fushën e shkencave mjekësore, Florim Gallopeni në shkencat humane dhe Shkurtë Bajgora nga radhët e studentëve.

Në njoftim thuhet se mandati i tyre do të fillojë vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve aktualë të Këshillit për fushat përkatëse. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark