Insajderi
Botë

Irani sulmon një anije kontejnerësh pranë Ngushticës së Hormuzit

Insajderi
22 April 2026 - 09:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani sulmon një anije kontejnerësh pranë Ngushticës së Hormuzit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një anije kontejnerësh pranë Ngushticës së Hormuzit u sulmua nga një anije luftarake iraniane herët të mërkurën, sipas Organizatës së Trafikut Detar të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Anijes iu afrua një anije luftarake që i përkiste Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, e cila nuk dha asnjë paralajmërim në radio përpara se të “qëllonte mbi anijen”, tha autoriteti detar.

Ekuipazhi u raportua i sigurt, shkruan CNN. Raporti nuk dha detaje shtesë mbi anijen, siç është shteti i flamurit të saj ose vendndodhja aktuale.

Sulmi i fundit vjen pas disa incidenteve të tjera të ditëve të fundit. Të shtunën e kaluar, New Delhi tha se dy anije me flamur indian u qëlluan ndërsa udhëtonin nëpër ngushticë.

IRGC më parë tha se do ta mbyllte ngushticën derisa të hiqej bllokada amerikane./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark