Insajderi
Lajme

Urimi skandaloz i Gecit, deklarohet Kurti: Besojmë në pafajësinë e katërshes së UÇK-së

Insajderi
22 April 2026 - 10:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Urimi skandaloz i Gecit, deklarohet Kurti: Besojmë në pafajësinë e katërshes së UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti është deklaruar lidhur me deklaratën skandaloze të Fatos Gecit, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai tha se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, teksa nuk dha më shumë detaje se çfarë do të ndodhë me fatin e deputetit të VV-së.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale”, tha ai.

“Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark