Insajderi
Lajme

Abdixhiku: Dështimi i proceseve negociuese moment kthese për LDK-në

Insajderi
22 April 2026 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: Dështimi i proceseve negociuese moment kthese për LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se dështimi i proceseve negociuese nuk është fundi por moment kthese për këtë parti.

“Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe për Lidhjen.  Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Abdixhiku tha se aty u diskutua edhe bashkimi i të djathtës të LDK-së si dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë.

“Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët. U dakorduam për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë. Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë. Koha për pritje ka përfunduar. Koha për veprim ka nisur”, përfundoi Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark