Insajderi
Showbiz

Raporti me Tarën, Eronita ka dy fjalë për këtë

Insajderi
22 April 2026 - 13:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raporti me Tarën, Eronita ka dy fjalë për këtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Eronita, po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre. Pasi kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti, çifti është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë.

Teksa ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria e saj, Eronita së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram përmes rubrikës së pyetjeve. Mes komenteve dhe kuriozitetit të shumtë, një prej ndjekësve e ka pyetur drejtpërdrejt për marrëdhënien që ka me vajzën e partnerit të saj: “Si e ke raportin me vajzën e Blerimit?!”

Nuk ka munguar një përgjigje shumë e sinqertë dhe e bukur nga ana e saj. Eronita ka shkruar në anglisht: “Ajo është gjithashtu princesha ime e vogël”, duke e shoqëruar me emoji plot dashuri. Kjo përgjigje tregon qartë raportin e shkëlqyer që ajo ka ndërtuar me vajzën e këngëtarit.

Fjalët e Eronitës konfirmojnë se harmonia mbizotëron në familjen e tyre të gjerë, e cila tashmë është gati të festojë ardhjen e djalit, duke e bërë Tarën një motër të madhe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark