Insajderi
Lajme

Elezi: Burgimi i përjetshëm për krimet e rënda është pikë kthese për sigurinë në Kosovë

Insajderi
22 April 2026 - 16:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elezi: Burgimi i përjetshëm për krimet e rënda është pikë kthese për sigurinë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i ka cilësuar dënimet me burgim të përjetshëm në rastet e rënda si ato të Dardan Krivaqës dhe Naim Murselit si një pikë kthese të domosdoshme për forcimin e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.

Sipas tij, këto vendime nuk përfaqësojnë vetëm një masë ndëshkuese ndaj autorëve të krimeve, por një mesazh të qartë strategjik se shteti po vepron pa kompromis ndaj çdo cenimi të jetës njerëzore.

“Kur drejtësia është e vendosur dhe e qëndrueshme, hapësira për krim zvogëlohet ndjeshëm. Kjo është mënyra se si ndërtohet siguria reale – jo me deklarata, por me veprime të forta dhe vendime që vendosin standard”, ka thënë Elezi.

“Si profesionist i sigurisë, pres që këto standarde të ruhen dhe të forcohen edhe më tej nga instancat më të larta gjyqësore, duke ndërtuar një praktikë të qëndrueshme ku përgjegjësia penale është e pashmangshme”, vijon ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark