Një fëmijë i vogël po përballet me një sfidë jetësore që kërkon solidaritetin e të gjithëve. Azemi ka nevojë urgjente për operim në të dy këmbët, një ndërhyrje kjo që do t’i mundësonte atij të ecë pa dhimbje dhe të ketë një fëmijëri si bashkëmoshatarët e tij.
Kostoja e operimit kap shifrën prej 27,000 eurosh, një shumë kjo që është tërësisht e papërballueshme për familjen e tij.
Familjarët kanë hapur një thirrje publike për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bashkatdhetarët dhe donatorët, që të kontribuojnë sipas mundësive të tyre për të mbledhur mjetet e nevojshme.
Si mund të ndihmoni?
Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Azemin, mund ta bëjnë këtë përmes xhirollogarisë bankare ose platformës GoFundMe:
Banka: TEB Sh.A. – Gjilan
Emri i përfituesit: Albina Shala
IBAN: XK05 2017 0001 968 98197
SWIFT: TEBXKPRXXXX
GoFundMe: Kliko këtu për të dhuruar
Për informata shtesë ose koordinim, mund të kontaktoni familjen direkt në numrat e telefonit:
📞 045-514-518 ose 📞 045-455-503
Çdo kontribut, sado i vogël, është një shpresë e madhe për të ardhmen e Azemit. Le të bëhemi bashkë për t’i kthyer buzëqeshjen këtij vogëlushi!