Insajderi
Lajme

Hoti: Projetkligji për çmimet tavan është antikushtetues

Insajderi
23 April 2026 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti: Projetkligji për çmimet tavan është antikushtetues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për caktimin e çmimeve tavan është antikushtetues dhe nuk definon asgjë.

Hoti ka pyetur ministren Mimoza Kusari-Lila se çfarë është destabilizimi i tregut dhe si do të përcaktohet devijimi i çmimeve në treg për të konstatuar që ka destabilizim.

“Ky ligj është fund e krye antikushtetues. E vetmja situatë kur ky ligj ka kuptim është nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe merren masat për t’i ruajt qytetarët. S’është ligj. Nuk definon asgjë. Çdo kapitull i Ligjit kërkon një rregullore se si duhet të zbatohet Ligji. Kjo pastaj iu jep diskrecion të madh zyrtarëve. Nuk e kam problemin me pavarësinë e bordit. E kam problemin me etikën e njerëzve që zgjidhen nëpër borde. Pyetja ime është për ministren, jam i interesuar sinqerisht, çka është destabilizimi i tregut nëse jo situatë e jashtëzakonshme. Sa duhet me deviju çmimet në treg, që ne të konstatojmë që ka destabilizim të tregut”, ka thënë Hoti.

“Kush ka diskrecion për me i llogarit kostot mbi bazën e të cilave duhet të caktohet çmimi tavan pastaj. Ku ke me i marrë të dhanat për me i llogaritë kostot e mallrave që i ke përcaktu e për të cilat do të caktohen çmimet”, ka shtuar ai.

“Pse s’po përdoren instrumentet ekzistuese. E ke diskrecionin e plotë me e përdore autoritetin e konkurrencës dhe inspektoratin. Çka sjell të re ky ligj përveç përcaktimit të çmimit tavan”, ka thënë Hoti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark