Insajderi
Lajme

Rama emëron Bujar Gashin Drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Insajderi
23 April 2026 - 13:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama emëron Bujar Gashin Drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se Bujar Gashi ka marrë detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë.

Rama, ka falënderuar drejtorin e deritanishëm Izet Sadikun, i cili sipas tij ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.

Postimi:

Bujar Gashi merr detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në Kryeqytet, duke sjellë me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit.

Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku. Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.

Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z.Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme!

Urime z.Gashi për detyrën e re dhe suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark