Japonezja 88-vjeçare që ende si ndahet artit - Insajderi
×
Kulturë

Japonezja 88-vjeçare që ende si ndahet artit

Insajderi
27 September 2017 - 14:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe pse ka arritur moshën 88-vjeçare, artistja japoneze, Yayoi Kusama, nuk planifikon të ndahet nga arti pasi ai ende merret me pikturë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

Kusama është shprehur se ajo shpreson që arti i saj do të japë kontribut pozitiv në botë.

“Gëzimi im më i madh është kur të pranishmit fillojnë të ndiejnë diçka nga filozofia e veprave të mia. Dëshiroj që ata ta përjetojnë kontributin tim për njerëzimin dhe përpjekjet e mia për ta shprehur atë përmes artit”, ka thënë Kusama, përcjell albinfo.ch.

Biletat për ekspozitën e parë të muzeumit të ri të artistes japoneze kushtojnë 9 dollarë për të rriturit, dhe 5 dollarë për personat nën 18 vjeç.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark