Insajderi
Lajme

Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperimentoi me thikë para nxënësve

Insajderi
23 April 2026 - 16:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperimentoi me thikë para nxënësve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është intervistuar profesori nga Rahoveci, i cili ka eksperimentuar me një thikë brenda një klase me nxënës.

Rasti ka ndodhur me datën 2 prill 2026, ku sipas policisë, veprimi i tij është incizuar dhe më pas videoja është shpërndarë në internet, duke ngritur shqetësime për sigurinë në ambientet shkollore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur për Insajderin se pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari, megjithatë, është liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark