Insajderi
Botë

Çfarë dimë për anijen e bllokuar nga forcat amerikane në Oqeanin Indian

Insajderi
23 April 2026 - 18:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çfarë dimë për anijen e bllokuar nga forcat amerikane në Oqeanin Indian
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

CNN më herët raportoi se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së postoi pamje të forcave të tij duke ndaluar një anije të quajtur Majestic X në Oqeanin Indian, e cila sipas tij po transportonte naftë nga Irani.

Sipas ushtrisë amerikane, Majestic X është njëkohësisht “pa shtetësi” dhe nën sanksionet amerikane.

Ndërsa SHBA-ja e identifikoi anijen si Majestic X, të dhënat nga faqja e gjurmimit të anijeve, MarineTraffic, thonë se ajo njihet edhe si Phonix dhe lundron nën flamurin e Guajanës.

Guajana paralajmëroi në vitin 2024 se më shumë se një duzinë cisternash të lidhura me Iranin po përdornin rrejshëm flamurin e saj.

CNN ka kontaktuar autoritetet e Guajanës për të konfirmuar nëse kjo është një prej tyre.

Duke përdorur të dhënat e MarineTraffic, “BBC Verify” ka gjurmuar rrugën e anijes nga afërsia e kufirit Iran-Pakistan në fillim të këtij muaji, deri në majën jugore të Sri Lankës të martën. Cistena duket se ndryshon kurs papritur rreth orës 04:00 GMT sot, përpara se të ndalonte disa orë më vonë.

Sipas grupit monitorues TankerTrackers, anija ka ndihmuar Iranin të eksportojë “20 milionë fuçi” naftë që nga viti 2023.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark