Insajderi
Lajme

“Kur ia jep Zoti dikujt..”- Ish-deputetja e PDK-së me urim të veçantë për Hashim Thaçin

Insajderi
24 April 2026 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kur ia jep Zoti dikujt..”- Ish-deputetja e PDK-së me urim të veçantë për Hashim Thaçin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili ditë më parë ka thënë se populli ia ka thënë votat.

Sipas saj, populli dikujt ia jep, por pastaj kthehet dhe ia merr.

“Por ama, kur ia jep Zoti dikujt, si për shembull Hashim Thaçit, s’ka as njeri, e as popull që ia merr më”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Dikujt ia ka dhënë populli,

dikujt nuk ia ka dhënë populli.

Populli dikujt ia jep dhe më pas kthehet dhe ia merr.

Por ama, kur ia jep Zoti dikujt, si për shembull Hashim Thaçit, s’ka  as njeri, e as popull që ia merr më!

Urime ditëlindjen President🌞


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark