Insajderi
Lajme

Haradinaj shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Qosjen

Insajderi
24 April 2026 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Qosjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka zhvilluar homazhe përkujtimore dhe ka shkruar në Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.

“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Rexhepi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark