Insajderi
Lajme

Momenti kur Lista Serbe lëshon Kuvendin pasi Haxhiu përshëndet vendimin për terroristët e “Banjskës”

Insajderi
24 April 2026 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Momenti kur Lista Serbe lëshon Kuvendin pasi Haxhiu përshëndet vendimin për terroristët e “Banjskës”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u larguar nga salla në momentin kur po përshëndetej vendimi i drejtësisë për sulmin në Banjskë.

Largimi i tyre ndodhi pikërisht kur kryetarja e seancës, Albulena Haxhiu, mori fjalën për të vlerësuar punën e institucioneve të drejtësisë dhe dënimet kapitale të shqiptuara sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sapo Haxhiu filloi të fliste për dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviqit e Vladimir Toliqit, deputetët e Listës Serbe u panë duke u ngritur nga vendet e tyre dhe duke lënë sallën në mënyrë demonstrative./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark