Insajderi
Lajme

Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se e kërcënoi një gazetar

Insajderi
24 April 2026 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se e kërcënoi një gazetar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar sot se me aktvendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar një person me inicialet H.H., për një periudhë prej 48 orësh (dyzetë e tetë) orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari H.H., ka kanosur gazetarin S.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

“Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe sigurinë dhe garantimin e sigurisë së plotë për gazetarët dhe në respektimin e lirisë së shprehjes”, thuhet në njofitmin e Prokurorisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark