Insajderi
Lajme

Ligji për Vlerat e Luftës – OVL-UÇK del me një kërkesë

Insajderi
24 April 2026 - 17:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ligji për Vlerat e Luftës – OVL-UÇK del me një kërkesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare të Kosovës do të procedohet javën e ardhshme për miratim në qeveri.

OVL UÇK ka kërkuar që Ligji të pasqyrojë të gjitha kërkesat e tyre.

“Ky hap ka rëndësi, por nuk mjafton. Procesi duhet të ofrojë përmbajtje, jo simbolikë. Në formën e tij përfundimtare, teksti duhet të pasqyrojë plotësisht kërkesat tona të deklaruara, të mbrojë vlerat e Luftës Çlirimtare dhe të garantojë njohje të dinjitetshme për çdo kategori pjesëmarrëse. Çdo përpjekje për t’i zbehur këto parime do të ishte e papranueshme, e padenjë për sakrificën mbi të cilën u ndërtuan liria dhe shtetësia e Kosovës”, u tha në reagimin e kësaj organizate.

OVL-UÇK tha se do ta ndjekë këtë proces me vigjilencë të plotë deri në miratimin përfundimtar në Kuvend.

“Qëndrimi ynë është i prerë: Ajo që u fitua përmes sakrificës nuk mund të zbehet, të shtyhet apo të kthehet në material për pazare politike”.

“Vlerat e UÇK-së nuk janë çështje komoditeti. Ato janë detyrim i përhershëm institucional, një borxh ndaj çdo luftëtari që iu përgjigj thirrjes kur Kosova përballej me orën e saj vendimtare. Ky borxh nuk vjetërsohet, As vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë, pa tërheqje dhe pa kompromis”, përfundoi reagimi i OVL-UÇK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark