Insajderi
Lajme

Arrestohet një 24-vjeçar në Ferizaj, ishte i kërkuar për dhunim

Insajderi
24 April 2026 - 18:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një 24-vjeçar në Ferizaj, ishte i kërkuar për dhunim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Ferizaj është arrestuar një person i kërkuar nga Policia për veprën penale “Dhunim”.

Sipas Policisë së Ferizajt më 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi”, kanë identifikuar dhe arrestuar 24 vjeçarin me inicialet A.H.

I njëjti, sipas Policisë, ka qenë në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Pas përfundimit të procedurave  të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët”, thotë Policia e Ferizajt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark