Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.
Gjoshi, në reagimin e tij tha se Kurti sot ka hequr maskën duke u kthyer në njeriun me molotov në dorë.
‘’Kryeministër, pse gjithë kjo nervozë? Politikanët që e duan shtetin e tyre nuk ndalojnë së besuari në kompromis e marrëveshje edhe pasi takimi merr fund dhe mbyllet dera e sallës. Apo, sot vendose që të heqësh maskën dhe të kthehesh në atë që ishe gjithmonë: njeriu me koktejin e molotovit në dorë, që për pak pushtet ia jepte flakën Kosovës dhe insitucioneve të saj?’’, ka shkruar ai mes tjerash.