Insajderi
Showbiz

Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi

Insajderi
24 April 2026 - 23:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, një moment i papritur dhe mjaft i ngarkuar emocionalisht erdhi për konkurrenten Fabjola Elezaj, pasi në emision iu shfaq vëllai i saj, Fabiani.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Fabiani u shpreh hapur se ai dhe familja nuk kanë qenë dakord me lidhjen e Fabjolës me Adionin, duke e bërë të qartë se kjo zgjedhje nuk është pritur mirë nga njerëzit e saj më të afërt. Në një bisedë të drejtpërdrejtë, ai e pyeti nëse e mbante mend se çfarë kishte deklaruar para se të hynte në këtë aventurë televizive, duke nënkuptuar se pritshmëritë dhe qëndrimet e saj mund të kenë qenë ndryshe nga ajo që po shfaqet tani brenda fermës.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Fabiani, në një moment, i sugjeroi Fabjolës që ta ndërpresë fare rrugëtimin në “Ferma VIP 3”, duke i thënë se familja nuk është dakord jo vetëm me lidhjen, por as me personin që ajo ka zgjedhur.

Kritikat dhe qëndrimi i prerë i vëllait e tronditën dukshëm Fabjolën, e cila pas përfundimit të këtij momenti u kthye në shtëpi e prekur dhe e ngarkuar emocionalisht. Ajo u shfaq e penduar dhe, para fermerëve, kërkoi falje ndaj familjes, duke lënë të kuptohet se ndien peshën e asaj që u tha dhe të pasojave që kjo situatë mund të ketë jashtë spektaklit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark