Insajderi
Lajme

Djali i Adem Demaçit për çështjen e Presidentit: Kush s’lëshon pe, e ka për nevoja të veta kokëforta, për të thënë ‘kisha të drejtë’

Insajderi
25 April 2026 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Djali i Adem Demaçit për çështjen e Presidentit: Kush s’lëshon pe, e ka për nevoja të veta kokëforta, për të thënë ‘kisha të drejtë’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka shkruar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas tij secila palë duhet të lëshojë pe nga pak për të arritur kompromisin që do të shmangte zgjedhjet e reja.

Sipas tij, kush nuk vepron kësisoj, e bën me qëllim.

“Politika është matematikë e saktë si çdo fenomen e proces në natyrë. Mirëpo nuk bën me këmbëngulë me pasë ‘aq shumë të drejtë’ në këtë situatë, por duhet k o m p r o m i s, ku secila palë negociatore lëshon pak pe dhe gjindet një zgjidhje( për të mos shkuar në zgjedhje)! Këtu është e qartë një gjë: kush nuk bën kompromis, atë e bën me qëllim, pra i konvenon kjo gjendje (për nevoja të veta kokëforta që ‘ai ka të drejtë’)! Me nderime!”, ka shkruar Demaçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark