Insajderi
Lajme

Vjen reagimi nga LDK pas ofertës së re të Kurtit

Insajderi
25 April 2026 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjen reagimi nga LDK pas ofertës së re të Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti  i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar LVV-së pas propozimit që LDK e PDK të propozojnë tre emra për president.

Mustafa ka thënë se iu bën thirrje PDK-së e LVV-së që të propozojnë tre emra dhe që së bashku me votat që i kanë të zgjidhnin presidentin me lehtësi.

“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike. Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22). Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar Mustafa.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark