Insajderi
Botë

Reagon Donald Trump: Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike

Insajderi
26 April 2026 - 08:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagon Donald Trump: Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pasi u evakuua në një vend të sigurt nga agjentët e Shërbimit Sekret, ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë gjatë ‘White House Correspondents’ Dinner.

Trump ka lavdëruar Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e tyre, të cilin presidenti amerikan e vlerësoi si “të guximshëm” dhe “të shpejtë”.

“Një mbrëmje mjaft e pazakontë në Uashington D.C. Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike. Ata vepruan shpejt dhe me guxim. Qitësi është arrestuar, dhe unë kam rekomanduar që ‘TA LEMI SHFAQJEN TË VAZHDOJË’, por do të udhëhiqemi tërësisht nga forcat e rendit. Ata do të marrin një vendim së shpejti. Pavarësisht atij vendimi, mbrëmja do të jetë shumë ndryshe nga ajo e planifikuar, dhe ne thjesht, troç, do ta bëjmë sërish një tjetër herë. Presidenti DONALD J. TRUMP.”, ka shkruar Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark