Insajderi
Insporti

Rrahmani vazhdon me Napolin edhe për dy vite

Insajderi
26 April 2026 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahmani vazhdon me Napolin edhe për dy vite
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Amir Rrahmani ka zgjatur kontratën me SSC Napoli deri në vitin 2029, në një marrëveshje të re afatgjatë që e konfirmon rëndësinë e tij në projektin e klubit italian.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Nicolò Schira, marrëveshja është arritur dhe gjithçka është zyrtarizuar, me dokumentet që janë nënshkruar ditëve të fundit.

Kontrata e re parashikon një pagë prej 3.8 milionë eurosh në vit për mbrojtësin kosovar.

Rrahmani është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Napolit, duke u shndërruar në një element të pazëvendësueshëm në formacionin e skuadrës kampione të Italisë në vitet e fundit.

Ky rinovim tregon besimin e plotë të klubit në qendërmbrojtësin kosovar, i cili pritet të vazhdojë të ketë rol kyç në objektivat afatgjata të Napolit në Serie A dhe në garat evropiane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark