Insajderi
Lajme

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, mori këtë vendim

Insajderi
26 April 2026 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, mori këtë vendim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për mbajtjen e një mbledhjeje elektronike përgjatë së dielës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.24/11, të datës 20 prill 2026, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës”, thuhet në komunikatën për media. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark