Insajderi
Lajme

Shpërthen bombola e gazit në Podujevë, lëndohen tre persona

Insajderi
27 April 2026 - 11:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthen bombola e gazit në Podujevë, lëndohen tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Podujevë, mëngjesin e së hënës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime”, njofton Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, përmbyll ajo. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark