Insajderi
Sport

Mbappe i lënduar, Reali njofton për gjendjen e yllit francez

Insajderi
27 April 2026 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappe i lënduar, Reali njofton për gjendjen e yllit francez
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi ka njoftuar se Kylian Mbappe i është nënshtruar sot vizitave mjekësore, ndërsa është vërtetuar një tërheqje muskulore e yllit francez.

Nuk dihet ende se kur do të rikthehet në fushën e blertë njëri prej lojtarëve kryesorë të “Los Blancos”.

“Rapoirti mjekësor i Mbappes: Pas ekzaminimeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Kylian Mbappé nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, është diagnostikuar një dëmtim në muskulin semitendinoz të këmbës së majtë. Gjendja e tij mbetet në vëzhgim dhe në varësi të ecurisë së rikuperimit.”

Përkundër sezonit fantastik që e kaloi ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit, Real Madridi po e mbyllë një sezon të dështuar dhe për t’u harruar, pa fituar trofe të rëndësishëm, për të dytin vit me radhë sipas të gjitha gjasave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark