Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka thirrur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, për ditën e sotme.
Siç merr vesh Insajderi seanca është thirrur për orën 17:00.
Në rend dite është një pikë: Diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Për këtë rend dite kanë reaguar nga opozita.
Deputetja nga radhët e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili, e ka quajtur “propagandë” këtë rend dite.
“Papapapa, prap propagandë! VV paska ftu seancë per “diskutim për Presidentin”! Pse diskutim? Nuk diskutohet për President. Votohet! Shoë po doni a? S’ka më shoë!”, është shprehur Kica Xhelili.

Edhe ish deputeti i LDK’së, Alban Zogaj, ka reaguar për këtë çështje.
Sipas tij kjo ftesë është për show, dhe për të bërë hajgare.
“Dmth, nje dite para perfundimit te afatit, ftojnë seance te jashtezakonshme per te DISKUTUAR rreth Presidentit. E pabesueshme, me te vertete! Cka eshte kjo tash? Edhe nje show? Edhe nje hajgare me kete vend, apo cka???”, ka thënë Zogaj.