Insajderi
Lajme

Kurti për presidentin: Opozita erdhi pa ide, u propozova emra edhe nga partitë e tyre

Insajderi
27 April 2026 - 18:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti për presidentin: Opozita erdhi pa ide, u propozova emra edhe nga partitë e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar prapaskenat e bisedimeve me liderët opozitarë për çështjen e presidentit, duke treguar se sa larg ka shkuar për të gjetur një zgjidhje, shkruan Insajderi.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti deklaroi se opozita nuk erdhi me asnjë propozim në tryezë, duke e detyruar atë që të merrte rolin e propozuesit, madje edhe për emra nga radhët e vetë partive të tyre.

“Duhej të përmendja emra me cyt imagjinatën që biseda të bëhej konkrete. Unë përmendja emra në takime, ata s’kanë përmendur. Kam përmendur emra edhe të atyre partive. Më shumë se kaq s’mundem”, u shpreh Kurti.

Sipas kryeministrit, opozita kishte mundësinë të sillte tre emra dhe të siguronte një proces konsensual, por mungesa e vullnetit të tyre po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark