Insajderi
Lajme

Çitaku kritikon VV-në: Ftesa për seancën e Presidentit na erdhi vetëm 4 minuta para fillimit

Insajderi
27 April 2026 - 20:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku kritikon VV-në: Ftesa për seancën e Presidentit na erdhi vetëm 4 minuta para fillimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si është thirrur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka bërë të ditur se ftesa zyrtare për pjesëmarrje në këtë seancë ka arritur te deputetët vetëm pak minuta para kohës së paraparë për fillimin e saj, duke e cilësuar këtë si mungesë serioziteti.

“Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq seriozë janë këta për të zgjedhur Presidentin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark