Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, në një atmosferë tejet të tensionuar dhe me salla gjysmë të zbrazët.
Derisa deputetët e mazhorancës kanë zënë vendet e tyre, opozita ka zgjedhur bojkotin.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka hapur seancën duke bërë të ditur se, përkundër bojkotit masiv të partive opozitare, në zyrën e saj ka arritur vetëm një njoftim zyrtar për mungesë.
“Unë kam vetëm një njoftim, atë të Afërdita Hajrizit për mungesë në seancën e jashtëzakonshme për shkaqe shëndetësore”, ka deklaruar Haxhiu para deputetëve të pranishëm.
Duke u thirrur në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të tjerë që të vijnë në sallë dhe të përmbushin obligimin e tyre kushtetues, duke theksuar se prezenca është detyrë ndaj qytetarëve
Si rrjedhojë, Haxhiu ka mbyllur punimet e kësaj seanca duke njoftuar se seanca e radhës do të mbahet nga ora 14:00./Insajderi