Insajderi
Lajme

Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, dyshohet për para të falsifikuara

Insajderi
28 April 2026 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, dyshohet për para të falsifikuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshimit për para të falsifikuara në Pikën e Kalimit Kufitar Bërnjak.

Më 28 prill 2026, gjatë kontrollit kufitar në vijën e dytë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të detajuar, janë gjetur katër kartëmonedha prej 200 eurosh, të cilat, bazuar në dyshimet fillestare dhe ekzaminimin me pajisje të avancuara, dyshohet se janë të falsifikuara.

“Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuari shtetas i Serbisë dhe kartëmonedhat e sekuestruara u janë dorëzuar zyrtarëve të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike-DRP Mitrovicë Veri, për procedura të mëtutjeshme sipas kompetencës lëndore”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark