Insajderi
Lajme

Dyshohet se vodhi për gjashtë ditë rresht gjësende të ndryshme, arrestohet një person

Insajderi
28 April 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se vodhi për gjashtë ditë rresht gjësende të ndryshme, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë është arrestuar një person, i cili dyshohet për vjedhje dhe vjedhje e rëndë.

I arrestuari, dyshohet për vjedhje të rimorkios, aparateve për pastrim të automjeteve, mjete të punës, derivate të naftës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, ka pranuar informacion se nga data 19.04.2026 e deri me 25.04.2026, nё lokacione tё ndryshme, kanё ndodhur disa raste të veprave penale tё vjedhjes sё rёndë dhe vjedhjeve qё dyshohet se janё kryer nga person/a tё dyshuar, nё kёto raste janё vjedhur rimorkio, aparate pёr pastrim tё automjeteve, mjete tё punёs, derivate tё naftёs etj.

Pas njё pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 27.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin, i cili dyshohet se ka vjedhur sendet e lartcekura.

Tё gjitha kёto veprime janё kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, ku i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit në prezencёn e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark