Insajderi
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve, u përfshinë në një rast me të shtëna

Insajderi
28 April 2026 - 17:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK rekomandon suspendimin e dy policëve, u përfshinë në një rast me të shtëna
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

IPK njofton se kjo është bërë për arsye se, policët, dyshohet se janë përfshirë në një rast me të shtëna që ka ndodhur në fshatin Mramor në Prishtinë.

“Me datën 27.04.2026, IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës se  në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës, ka pas të shtëna me armë dhe se personat e involvuar në këtë vepër penale janë zyrtarë policor, jashtë detyrës zyrtare, ndërsa vepra penale dyshohet është kryer me armën zyrtare të policisë”

“IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor “Veriu” Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të cilët janë të dyshuar vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe IPK ka rekomanduar suspendimin tyre”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark